Teksa është duke mbajtur një konferencë me gazetarët nga Kosova, Edi Rama është pyetur se pse nuk ka ulur në një tryezë të përbashkët liderët në Kosovë. Rama tha se Shqipëria nuk ka pse të synojë që të jetë tutore e Kosovës, dhe mbështetja gjithnjë do të jetë pa kushte, si dy shtete më vete.
Rama tha se në këto 24 orë kishte mësuar shumë më shumë qendrime, nga aktorët politikë, se ato që mund të thuheshin në një tryezë të përbashkët, nëse ajo do të realizohej.
Gazetarja: A nuk i dolët që ti bënit bashkë krerët e Kosovës?
Rama: Unë nuk erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë politike në një tryezë, pasi e para kjo nuk është detyra ime, dhe e dyta kjo do të ishte një kapërcim i kuadrit etik, që sipas meje duhet të veprojë një kryeministër i Shqipërisë. Asnjëherë nuk kam menduar që dikush në rolin e kryeministrit është përpjekur që ti tregojë të tjerëve në shtetin tjetër se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë.
Shqipëria e ka detyrim që ta mbështesë Kosovën pa kushte, kushdo qoftë në krye të qeverisë. Shqipëria as nuk e ka dhe as nuk do ta marrë përsipër detyrën e kujdestarit apo tutorit, mentorit që nga lart i tregojë udhëheqësisë në Kosovë se çfarë duhet të bëjë. Unë nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin e forcave politike, por erdha këtu për të dëgjuar nga të gjithë, hapur opinionet e tyre, që nuk mund të thuheshin as në një tryezë të përbashkët.
U jam të gjithëve mirënjohës për mikëpritjen e tyre, dhe mund tiu them që pas 24 orësh di më shumë sesa dija para 24 orëve. Natyrisht që u takon udhëheqësve të këtushëm që të zhvillojnë proceset sipas opinionit të tyre. Sot mund të mos kishim Koosvën e paravur, pa atë që arriti lufta nacional çlirimtare.
(E.K/Faxweb.al)