Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama zbulon ministren me të cilën ”zgjohet dhe fle”: Dita nis dhe mbyllet duke e telefonuar, ja pse

Kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur konferencën e tij me gazetarët, e cila sot do të ndalet te projektet infrastrukturore, që kanë nisur apo do të nisin në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi se ditën e nis dhe e mbyll me një telefonatë me ministren Balluku, për ta pyetur lidhur me garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Rama tha se vendi më në fund do të ketë katër aeroporte, pas Tiranës, Kukësit, Vlorës dhe Sarandës, ku duhet thënë se tre të fundit janë ende projekte në letër.

“Dita ime nis me telefonatën me ministren që në mëngjes, dhe mbyllet me telefonatën me të, për të çarë pengesat që ka shkaktuar pandemia për ndërtimin e aeroportin të Vlorës. Gara është ndërprerë për momentin si pasojë e pandemisë, dhe ne duam që të garantojmë pjesëmarrjen e kompanive që merren me aeroporte, që në fakt janë pjesa edhe më e goditur nga pandemia.

Sa të mbyllet gara për aeroportin e Vlorës, ne jemi gati të hapim garën për aeroportin e Sarandës, që do të jetë më i vogël, dhe natyrisht me impakt strategjik për turizmin. Po ashtu do të kemi një transformim të portit të Durrësit dhe të Vlorës, përfshihet dhe një port turistik në zgjatimin e Lungomares, për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën”, u shpreh Rama.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *