Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pas një jave pròtestash, ku pòlicët ishin ngjitur e ngjitur, Rama iu mohon besimtarëve faljen për Bajram, nisin kundërshtitë e para

Në një kohë kur masat lehtësuese janë marrë javë pas jave dhe numri i të shtruarve me Covid 19 në spital ka ardhur çdo ditë në rënie, me një numër të qendrueshëm rreth 15 prej disa ditësh, qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje që kjo e djelë që përkon me Bajramin, të jetë e hapur për të gjithë besimtarët.

Pavarësisht se ka premtuar hapjen xhamive, apo kishave, qeveria shqiptare njoftoi mbrëmë se kjo fundjavë do të jetë e njëjtë me atë të shkuarën, ku e diela do të jetë totalisht e mbyllur, për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

Në një kohë që nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Komunitetit Mysliman Shqiptar, se ku dhe si do të bëhet falja e Namazit të dielën, në Shkodër duket se kanë dalë kundërshtitë e para me urdhërin e qeverisë. Ka qenë ish-deputeti demokrat Edi Paloka ai që ka publikuar një foto, ku xhamitë në Shkodër do të jenë të hapura për të pritur besimtarët.

“Shkodra i tregon prape dambllamadhit se nuk tallet dot me qytetare te lire! Gezuar Fiter Bajramin miqte e mi ! Gezuar gjithe shqiptareve myslimane kudo qe do te festojne neser!”, shkruan Paloka.

Ndërkohë dhe ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos iu binden Edi Ramës, dhe të bëjnë faljen e Bajramit. Vasili thekson se jo më shumë se para një jave, më shumë se njëmijë pòlicë ishin në shesh për prishjen e Teatrit Kombëtar, pa respektuar asnjë masë të higjenës apo distancimit social.

”MOS JU BINDNI,BEJENI FALJEN E BAJRAMIT!! Edi Rama me 1500 pòlice sup me sup dhunoi te djelen me 17 maj te gjitha rregullat e pandemise per te prishur Teatrin. S’mund te guxoje te ndale Faljen e Bajramit. S’ka dy pale rregulla nje pale per popullin nje pale per Edi Ramen.

Akti Nornativ ka zero vlere, se zero e beri vete Edi Rama. MOS JU BINDNI!! KY ESHTE MASHTRIM S’KA ASNJE LIDHJE ME PANDEMINE!! KY ESHTE GJYNAH QE S’KA FALJE!! BESIMTARE MYSLYMANE BEJENI FALJEN E BAJRAMIT !!”, shkruan Vasili në postimin e tij në rrjetet sociale.

Sot është dita e fundit e agjërimit për të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët kanë kaluar një muaj me sakrifica, dhe falja e nesërme është një nga momentet më të rëndësishme, në këtë muaj të shenjtë të kalendarit islam. (E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *