Nuk është e zakonshme që qeveritë të japin certifikata mirënjohje për biznese, po ja që ndodh në vendin tonë.
Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë dhënë certifikatë sot kompanisë Fusha, ku kryeministri ka marrë përsipër dhe të hedhë poshtë zërat kundër për këtë kompani. Rama tha se bashkëpunimi për sheshin Skënderbej ka qenë shumë i suksesshëm.
‘’Për të gjithë ata që e kanë përgojuar së fundi, unë dua ta falënderoj kompaninë Fusha. Asnjëherë kompania nuk rezistoi ndaj rritjes së volumeve dhe punëve të paparashikuara. Jam i bindur se dhe kompani të tjera mund të kishin vepruar po njësoj, po falenderimi në këto kushte i shkon Fushës”, u shpreh Rama.
‘’Unë dua që të mblidhni të gjitha energjitë e mbetura për të falenderuar një person që ka sot ditëlindjen, është Taulant Fusha. Duke qenë se është pak i shkurtër dua që të dalë këtu para”, u shpreh Rama në mbyllje të këtij takimi.
(E.K/FAXWEB.AL)