Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Qeveria e Kosovës sapo prezantoi vendimin, Rama ‘shkel ligjin’ në takimin me Hotin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prishtinë ku pritet të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, dhe kjo vjen pas dy ngjarjeve të bujshme, krijimit të qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin, dhe publikimin e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Pas takimit me kreun e NISMA-s, Fatmir Limajn, Rama i ka mbërritur në zyrë kryeministrit Hoti, ku ka publikuar edhe disa pamje të takimit.

Pasditen e sotme qeveria Hoti ka deklaruar se personat që do të shfaqen në ambiente publike dhe ku ka prani qytetarësh pa maska do të ndiqen penalisht, ndërsa është rikthyer karantina në disa nga zonat më të prekura në vend.

Por bën përshtypje se në takimin me Ramën, vetë Hoti mban maskë gjatë gjithë kohës në fytyrë, ndërsa kryeministri Rama jo, teksa nuk dihet nëse vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndjekjen penale të personave që nuk mbajnë maska ka hyrë në fuqi apo jo.

Nëse një vendim i tillë ka hyrë në fuqi, Rama do ishte një nga personat ndaj të cilit në Kosovë mund të ngrihet padi penale, ndërkohë që me drejtësinë në Kosovë ka edhe një çështje tjetër të hapur, atë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *