Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Sa i përket vëllait tim Vuçiç”, Edi Rama gazetarit nga Prishtina: Amanet mushkat

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve rreth marrëdhënieve të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se etiketa ‘si vëllau i tij’ është e njerëzve që shpërndajnë në rrjetet sociale sipas interesave të tyre.

Rama ka folur edhe për projektin e “Shengenit Ballkanik’ për të cilin tha se është një strategji ekonomike duke theksuar se fqinjin nuk e zgjedh njeri pork e atë që të ka qëlluar.  Kryemuinistri ka përdorur edhe një frazë të famshme që përdoret në zonën e Gjirokastrës, “Amanet mushkat” teksa gjeti rezistencën e gazetarëve që donin të merrnin një prononcim të tij për Vuçiçin.

“Për sa i përket vëllait tim Vuqiqit, kjo është etiketa e njerëzve që e shpërndajnë në rrjetet sociale. Unë mbetem ai që kam qenë dhe jam ky që jam. Sa i takon Shengenit  Ballkanik është në interes të Shqipërisë deh Kosovës. Ja që erdhi edhe vera, do vijnë në Shqipëri. Detin e kanë atje, jo këtu. Sikur të mos kishin humbur kohë me lloj-lloj dokrras, konspiracionesh kontrolli do ishte pa asnjë pengesë., asnjë lloj kontrolli.

Në këtë proces nuk duhet të harrojmë asnjëherë se jemi në paqe dhe në paqe duhet ti kemi historitë të ndara, në trajtimin e luftës, aspekte të njohjes, edhe aspektet ekonomike dhe sociale. Fqinjin dhe presidentin e Serbisë nuk e zgjedhim ne. Ajo që zgjedhim në është interesi strategjik. Shengeni Ballkanik është një interes strategjik i shqiptarëve. Është përgatitur e gjithë platforma e perimetrit të sigurisë që kanë hyrje dhe dalje të përbashkëta. Kush hyn në aeroportin “Adem Jashari” është i lirë të shkojë deri në Sarandë pa u kontrolluar më.

Kush hyn në pikën fundore nga Kakavioja, mund të vijë në Brezovicë pa u kontrolluar fare. Nuk kemi luksin të diskutojmë idiotësirat me pazaret me Vuçicin ndërsa koha kalon, ndërkohë që nevoja jonë është e madhe për zhvillim. Kemi ne kohë të humbasim me politikën e ngushte elektorale siç ishte ajo e mbajtjes pafund e taksës që nuk u shfrytëzua. Nuk kemi kohë për këto mendoj unë. Unë e thashë, kemi dy shtete, kemi dy shtëpi dhe në këtë shpi ka të tjerë që vendosin. Di të them se kush më thotë vëllai i Vuçiçit, amanet mushkat”, tha Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close