FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Edi Paloka: Xhafaj të largohet 1 orë e më parë, po prish provat dhe pengon arrestimin e të vëllait

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka nëpërmjet një opostimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar sërish lidhur me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi PD i publikoi një audiopërgjim ku sipas saj vëllai i Fatmir Xhafajt merrej me trafik droge duke akuzuar ministrin se e kishte ndihmuar për t’ju shmangur drejtësisë.

Paloka thotë se kur kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, ndërsa Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Nënkryetari i PD-së shkruan se Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më pare pasi çdo orë në zyrën e ministrit mund ta përdorë për të prishur provat.

Postimi i plotë:

Pse hesht Ministri i Brendshëm?

Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti i vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, por Fatmir Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.

Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm:

  1. Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës
    2. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge
    3. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg.
    4. Pengon zbatimin e ligjit antimafia.

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *