Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Janë shumë mbrapa”, Paloka i përgjigjet Ramës pas akuzave nga Elbasani, zbulon mesazhin e koduar të kryeministrit për SPAK-un

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është përgjigjur nga selia blu ndaj akuzave të kreut të qeverisë Edi Rama se opozita nuk ka vizion për të qeverisur vendin.

Paloka theksoi se prej vitesh PS është kthyer në organizatë kriminale dhe një kosh plehrash. Madje shton Paloka se “simbolikë më të gjetur se të prezantonte të ardhmen e Rilindjes në një vend grumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte.

Më tej Paloka shton se dalja sot në inceneratorin e Elbasanit është sinjal për SPAK , për drejtësinë, që iu thotë mbas inceneratorëve jam unë, ju mos guxoni të hetoni.

“Ky qefliu i simbolikave, simbolikë më të gjetur se kjo nuk ka patur gjatë gjithë historisë së tij. Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do të bënte një gjë më të gjetur se ajo që bëri sot. Ka vite që PS e ka kthyer në organizatë kriminale, por edhe kosh plehrash, pasi ka përzënë nga PS të gjitha figurat intelektuale dhe të ndershme, ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Simbolikë më të gjetur se të prezantonte të ardhmen e Rilindjes në një vend grumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte. Halli i Ramës ka qenë tjetër, më i madh se ky që thashë unë. Paniku që e ka kapur lidhur me hetimin e incerenatorëve. Sot paradite u përpoq të lante duart duke i thënë edhe publikut, edhe atyre që hodhën firmat që jeni ju përgjegjësit, e dëgjuat që tha nuk kam punë me procedurat, ato i bëjnë të tjerët, unë shoh vetëm rezultatet.

 Ndërkohë që dalja sot në inceneratorin e Elbasanit është sinjal për SPAK , për drejtësinë, iu thotë  mbas inceneratorëve jam unë, ju mos guxoni të hetoni. Kaq është! I Gjithë qëllimi i Ramës sot në vendgrumbullimin e plehrave ishte ti thoshte drejtësisë mos guxoni të merreni me këtë çështje, inceneratorët janë të mitë, po u morët, problemet janë tuajat. Kaq është e gjitha, megjithatë ju thashë, simbolikë më të gjetur nuk mund të kishte”, tha Paloka.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *