Presidenti Meta ka ftuar në një debat Kryeministrin e vendit, Edi Rama në një debat publik, madje duke iu lutur me ironi që të vijë njëherë në përballje.
I pyetur për rastin e një kandidati të LSI në Pukë që ka dalë në blerje votash, Meta u shpreh ne Opinion i prerë duke thënë që të varet në mes të Pukës, ashtu siç do të varë Presidenti këdo që prek votat në 25 prill.
“‘Nëse ai merr 71 mandate pa prekur votën, unë kaloj në opozitë. Kjo do të thotë se opozita nuk ka lidership, dhe unë do të udhëheq opozitën.’ I qëndroj kësaj deklarate.
Edi mos ki frikë nga debati. Hajde përballu njëherë të lutem. Të marrë kë të dojë ai. Të thotë ai që Ilir Meta i ka thënë diçka dhe e ka shkelur. Unë që student i dhjetorit mendoja që Shqipëria do të hyjë për 7-8 vjet në Europë. Serbia e firmosi dy vite më prapa. Pse ka frikë nga zgjedhjet ai.
Zgjedhjet do të bëhen. Ky problem i madh ka ardhur nga mungesa e zgjedhjeve të vërteta. Kush prek votën do t’i pritet dora, patjetër që i qëndroj kësaj deklarate. Do ketë tentativa për të prekur votën. Kanë filluar përpjekjet. Ta marrin ta varin në mes të Pukës, siç do të var unë këdo që do kapet duke vjedh vota. Ti kapë këdo që vjedh vota,” theksoi Meta.
(E.H/Faxweb.al)