Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Edhe PDIU-ja kundër Edi Ramës: Nuk shkelim Kushtetutën e vendit

Për herë të parë në këtë mandate të dytë të qeverisë Rama PDIU del hapur në një qëndrim kundër PS-së. Bëhet fjalë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri dhe dëgjesën që do të ketë sot në komisione.

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk do ti bashkohet mazhorancës në vendimin e saj për të emëruar një kryeprokuror të përkohshëm duke shkelur kushtetutën.

Në këtë mënyrë edhe PDIU-ja duket se i është bashkuar opozitës kundër procesit që ka nisur mazhoranca. PD dhe LSI dolën sot në një qëndrim të qartë të tyre ku thanë se çdo vendim për të shkelur Kushtetutën nga ana e PS-së do të çohet në Gjykatën Kushtetuese.

Në një njoftim për mediat të shpërndarë thuhet:

PDIU nuk do të marrë pjesë në asnjë komision apo votim ku shkelet Kushtetuta e vendit.

Prokurori i Përkohshëm i cili mund të zgjidhet sipas interpretimeve të maxhorancës edhe me 36 vota, nuk ka asnjë referencë në ndryshimin që kemi bërë bashkërisht në nenin themeltar të shtetit në Kushtetutë.

(E.K/FAXWEB)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *