AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Edhe pak ditë i kanë mbetur”, Veliaj për Kopshtin Botanik: Doktorët e plagjiaturave që sot janë drejtorë

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj ka hedhur akuza të forta ndaj Partisë Demokratike dhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit, për të cilin tha se edhe pak ditë i kanë mbetur në drejtimin e UT-së.

Veliaj tha se nuk do ta ndalojë askush që të bëjë detyrën, ndërsa lidhur me Kopshtin Botanik deklaroi  se PD e ka vjedhur një pjesë të tij duke i futur autostradën mes përmes.

“Në këtë qytet jemi ndarë shumë qartë. Janë disa që e çojnë punën deri në fund, dhe ca të tjerë që nuk nxjerrin dot qimen nga qulli. Kjo PD që proteson sot, i futi autostradën mes përmes Kopshtit Botanik. PD e ka vjedhur një copë Kopshtit. Fuqia më e madhe që transformon në një qytet është bashkia. Po të ishte për partinë e Lulit dhe Monës si ishte gjysma e dytë e liqenit. Shikoni, e kanë parë ata të gjithë zonën e Farkës, këta doktorët e plagjiaturave që sot janë drejtorë, sot dalin si mbrojtës. Kush? Hajdutët e parë. Një parti që mori liqenin dhe një parti tjetër që futi autostradën mes për mes”, tha Veliaj.

“Këta flasin për të shkuarën, ne flasim për të ardhmen, dhe në mes të tetorit nis shkolla. Unë do të jem në Qytetin Studenti për të inspektuar punimet atje dhe akomodimin e studentëve. Rektori i përket të kaluarës, ta harrojë, sa të jem unë kryetar bashkie. Sa të kem forcë, sa të kem shokë, sa të kem kuroja do të vazhdoj të bëj maksimumun në këtë qytet”, shtoi kryabashkiaku duke thaksuar se Mynyr Konit edhe pak ditë i kanë mbetur në krye të rekoratit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *