Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Edhe një ditë e zezë për Italinë, shifër alarmante e të vdêkurve dhe 20.648 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Italia regjistron 20.648 raste të reja me Covid-19, ndërsa 541 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin.

Sipas mediave italiane janë bërë 176,934 tamponë, ndërsa 13,642 pacientë janë shëruar. Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1,585,178, ndërsa ai i viktimave në 54,904. Raporti mes tamponëve dhe rasteve të reja arrin në 11,6%

Lombardia vijon të jetë rajoni me më shumë raste të regjistruara: 3203, e ndjekur nga Veneto me 2617 dhe Campania me 2022.

Pas tyre vijnë Piemonte (2.021), Lazio (1.993), Emilia-Romagna (1.850) dhe Sicilia (1.024). Në rajonet e tjera nuk është arritur shifra 1000 infektime ditore.

Nesër pritet një mbledhje e krerëve të rajoneve me përfaqësuesit e qeverisë për diskutuar mbi situatën dhe nëse duhet të nxirret apo jo dekret tjetër për masat shtesë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *