AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Edhe LSI nuk ka pushime në korrik dhe gusht, Kryemadhi nga Durrësi: Gati për zgjedhje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që drejton në Durrës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi është shprehur se, LSI është partia e fjalës së mbajtur, e energjisë rinore dhe e punësimit e shanseve të barabarta.

“Falenderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSi që bojkotuan votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht presionit kriminal dhe trysnisë së pushtetit me bukën e gojës dhe vendin e punës. LSI është partia e fjalës së mbajtur, e energjisë rinore, e punësimit dhe shanseve të barabarta”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi deklaroi më tej se, muaji korrik dhe gusht nuk do të jenë muaj pushimi por punë e plotë përzgjedhjet.

“ Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët”, vijoi kryetarja e LSI.

Duke u ndalur te Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Kryemadhi u shpreh:  “Sot kemi një KQZ qesharake, ende nuk ka një rezultat zgjedhjesh. Çdo ditë e kësaj qeveria në pushtet thellon varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve”.

“ Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë djersën, mundin dhe gjakun e shqiptarëve me kontrata korruptive. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës. Rritja e çmimit të naftës nga dy aferat korruptive të Ramës do prekin jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues dhe mijëra prodhues në bujqësi. Jemi në këtë betejë për të zhbërë të keqen që ka çuar në 35% numrin e qytetarëve që jetojnë nën minimumin e varferisë. Investimet e huaja janë bërë si përrallë nga e kaluara”, vijoi Kryemadhi në fjalën e saj para strukturave të LSI në Durrës.

Kryemadhi u ndal edhe te raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit.

“ Raporti i DASH një epikrizë për së mundjen e ekonomisë së vendit. LSI ka një program shumë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Rilindja. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon edhe biznesmenët shqiptarë nga vendi. Jemi në këtë betejë jo për poste e karrike, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari. Kauza e opozitës është e drejtë dhe ka mbështetjen e pjesës dërmuese të shqiptarëve. Qendrimet e LSI larg populizmit e fjalëve boshe, përgjegjësi para shqiptarëve për çdo gërme të angazhimeve tona”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *