AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha
E zbulon ministri i Jashtëm Ivica Daçiç: Serbia propozoi projektin e Minishengenit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka zbuluar se prapa nismës për “minishengen” qëndron Beogradi. Një gjë të tillë Daçiç e ka thënë teksa ka folur për pritjet që ka nga qeveria e re e Kosovës dhe heqjen e taksës.
Sipas tij Kosova me taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë po tregon se është kundër pajtimit, ndërsa thotë se Beogradi po vepron plotësisht ndryshe duke propozuar Minishengenin për t’i hequr të gjitha barrierat mes dy shteteve.
Se përmes projektit të minishengenit po bëhet përpjekje për të hequr edhe taksën e ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
Një deklaratë e tillë e Haradinajt madje ka nervozuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili pas takimit me Vuçiqin e Zaevin kishte sulmuar Haradinaj dhe e kishe quajtur gënjeshtar./