AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

E veshur me të zeza, Luiza Xhuvani ngjitet në skenë për herë të parë; emocionon një publik të tërë

Shfaqja poetike “Mbrëmë i përshpërita një ylli”, e mbajtur në Qëndrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, riktheu aktoren në krah të yllit të filmit Ndriëim Xhepa dhe regjisorit të shfaqjes, Kristian Koroveshi.

Ky i fundit pak ditë më parë rrëfeu se pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Gjergj Xhuvanit, brenda tij ekzistonte dyshimi se Luiza do refuzonte të ngjitej në skenë për veprën.

Por artistja e tejkaloi dhimbjen dhe u shfaq në tryezën me 6 shandanë, dy tufa trëndafilash e tri karrigesh të tejdukshëm, që prisnin aktorët e shfaqjes.

E veshur në të zeza, Luiza Xhuvani ecën drejt skenës, me sharmin e pacenuar e ndez një qiri për të mbajtur të mbërthyer mes emocionesh publikun që e shihte me mall dhe e duartrokit fort artisten në përfundim.

BILD publikoi një shkrim ku aludohej se PD ka lobuar me qindra mijë dollarë kundër integrimit të Shqipërisë dhe pa mbushur 24 orë e fshiu nga serverët e saj:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *