Kapiten i Rangut të Parë (L) dhe ish-Zëvendëskomandant i Forcës Detare, Artur Meçollari, përmes një interviste të dhënë për Faxnews, tregoi në radhë kronologjike gjithë planin e organizuar për shkarkimin e tij nga Forcat e Armatosura. Meçollari thekson se plani për shkarkimin dhe lirimin e tij është organizuar nga ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Gjeneral Bega, Komandanti i Policisë Ushtarake, por njëkohësisht ai dyshon se mund të jetë përfshirë dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Koçaku.
Ky plan sipas Meçollarit u realizua për arsye të menaxhimit të pronave të Forcës Detare me qëllim kalimin e tyre te persona juridikë dhe fizikë dhe pretekst për këtë u gjet organizimi i dasmës për të cilën ish-Zëvendëskomandant i Forcës Detare tha se kishte marrë leje.
“Jo vetëm letrën, kryeministrit i kam dërguar një mesazh që ditën e shkarkimit, kur shkarkimi ishte në proces dhe i kam kërkuar uljen e tensioneve, pasi ministrja dhe shefi i Shtabit të përgjithshëm, Gjenerali Bega, nuk i përgjigjeshin mesazheve të mia dhe nuk respektonin autoritetin e Komandantit të Forcës Detare, pasi në atë kohë isha komandant në detyrë. Deri në datën 7 gusht, ditën e lirimit, kryeministri nuk më është përgjigjur. Ndërkohë i kam shkruar vazhdimisht për ecurinë e procesit, por në përfundim i kam dërguar një letër më 21 Gusht rreth 21 faqe, ku i kam evidentuar të gjitha problematikat që lidhen me Forcat Detare, duke i shpjeguar se shkarkimi dhe lirimi im nga Forcat e Armatosura është vetëm për arsye të menaxhimit të pronave të Forcës Detare.
Menaxhimi i pronave të Forcës Detare në kuptimin e transferimit të pronave të Forcave Detare nga përdorimi i tyre drejt përdorimit nga ana e personave juridikë apo fizikë.
E vërteta është që jam thirrur dy herë nga zoti Agaçi disa ditë mbasi unë jam liruar nga Forcat e Armatosur, me kërkesën time kuptohet, kërkesë e bërë përpara se të lirohesha drejtuar kryeministrit. Më thirri zoti Agaçi dhe më tha se lirimi im nga Foracat e Armatosura ishte i padrejtë dhe do të përpiqej në rrugë ligjore të revokonte urdhërin në rrugë administrative, por nuk e bëri një gjë të tillë. Në 21 dhjetor i kam dërguar një letër kryeministrit, me 6 problematika të forcave Detare dhe ku parashtroja gjithashtu dhe problematikën e lirimit tim. Nuk më ka kthyer përgjigje dhe sot.
Në fund të janarit më ka thirrur përsëri zoti Agaçi, ku më propozoi një pozicion në kryeministri, këshilltar i kryeministrit për sigurinë kombëtare, ku do të mbuloja çështjet e marrëveshjes me detin me Greqinë. Unë kam qenë pjesë e grupit negociator. E kam falenderuar për vlerësimin dhe i kam thënë që unë do ta pranoja pozicionin vetëm si ushatarak dhe jo si civil. Më thanë që do ta revokonin vendimin dhe do të më emëronin ushtarak, por që nuk e bënë. Tani procesi ka hyrë në rrugë ligjore.
Shkarkimi im është inskenuar nga ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Bega, Komandanti i Policisë Ushtarake, por njëkohësisht duhet të jetë përfshirë dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Koçaku. Bëhet fjalë për organizimin e një cermonie martesore e cila është bërë me urdhërin tim por është marrë leje tek ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bardhy Koçaku. Kjo është e provuar dhe ka patur dëshmimtarë kur unë kam marrë lejen”, tha Meçollari.(F.M/Faxweb.al)