Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E turpshme/ U hoq si viktima e konfliktit me Luçiano Boçin, Gjergj Luca shfrenon gojën kur gazetarja e pyet nëse ka ndonjë shenjë dhune: Unë kam një shenjë që me ta kallxu ty…

Konfrontimi fizik mes kandidatit për deputet nga ana e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca u shoqërua me dy versione të ndryshme të dhëna prej protagonistëve.

Luçiano Boçi nga njëra ana u shpreh se ishte ai i cili u dhunua për motive politike nga biznesmeni Luca, ku dëshmi e fjalëve të tij ishin shënjat e dhunës në pjesën e fytit.

Nga ana tjetër Luca u shpreh se ishte Luçiano Boçi agresori që e nisi dhunën fizike, por kur u pyet nga gazetarja e FaxNews Entela Duka se ku i kishte shenjat e dhunës, biznesmeni u përgjigj me një gjuhë rruge dhe denigruese për një femër duke thënë: “Për zotin, unë kam një shenjë që ty me ta kallxu për shembull që po vazhdon me këtë telefonin e kuq në dorë, të bie nga dora”

Gjergj Luca: Politika është e rujtme nganjëherë dhe e anashkalon policia, unë nuk jam në fakt për të bërë këto leksione. Unë jam i dhunumi siç ju e shihni.

Gazetarja Entela Duka: Në fakt shenjat i kishte Luçiano Boçi se ja pamë po ju ku i keni?

Gjergj Luca: Për zotin, unë kam një shenjë që ty me ta kallxu për shembull që po vazhdon me këtë telefonin e kuq në dorë, të bie telefoni nga dora.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur biznesmeni përdor një gjuhë seksiste dhe denigruese ndaj gazetareve. Gjatë protestave të banorëve të zonës në Labinot kundra fabrikës së tij ai përsëri përdori fyerjet në ekran po ndaj gazetares së FaxNews Entela Duka.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.