Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

E trishtë, ndërron jetë specialisti i epidemiologjisë në Kosovë

Ka vdekur në moshën 69 vjeçare doktor Muhamet Avdyli, specialisti i epidemiologjisë nga Peja. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook kjo Odë i ka shprehur ngushëllime familjarëve derisa kanë shkruar shkurtimisht për shkollimin e Avdylit.

“Dr. Avdyli studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës si gjenerata e dytë ku edhe u diplomua. Përfundoi Specializimin nga Epidemiologjia në Fakultetin e Mjekësisë gjegjësisht në Institutin e Epidemiologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe mori thirrjen: Mjek specialist nga Epidemiologjia. Punoi në Sekretariatin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Pejë.

Pastaj ishte Shef i Inspektoratit Sanitar Tetor 1981 – 03 Shtator 1997. Punoi në Qendrën Medicinale – Pejë – Mjek i praksës së përgjithshme (1997 / 1999). Pastaj vazhdoi më punë në Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë, mjek specialist, Epidemiolog 1999-2002. Drejtorati Komunal i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë. Udhëheqës i Sektorit të Shëndetit Publik dhe Inspektoratit 2002 – 2003. U.D. Drejtor i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Pejë 2003 – 2004.

Drejtorati Për Punë Inspektuese – Komuna e Pejës 2004 – 2014. Ishte Shef i Sektorit të Inspektoratit Sanitar Veterinar dhe Mbrojtjes së Ambientit. U.D. Drejtor Drejtoratit Për Punë Inspektuese në 3 here nga 8 muaj. QKMF- Pejë dhe Shef i Sektorit të Shëndetit Publik dhe Vaksinimit deri në pensionim 2014-2016 (Imunizimit). Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, shkruan Oda e Mjekëve përmes këtij postimi.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *