AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

E trishtë/ Ndërron jetë këngëtari i njohur, flet bashkëshortja: Sëmundja e rëndë dhe e gjatë…

Këngëtari çek, Karel Gott, i cili shiti miliona këngë dhe u njoh si “Sinatra i Lindjes” ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Ka qenë bashkëshortja e tij e cila ka konfirmuar lajmin, duke njoftuar se është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.

Këngëtari mori famë në të gjithë Evropën Perëndimore dhe Gjermaninë pasi filloi karrierën e tij në mesin e viteve 1960, me albumin e tij më të fundit të botuar vetëm vitin e kaluar.

Gott njoftoi muajin e kaluar se ai kishte leuçemi akute.

Albumi i tij i fundit i daton vitit 2018 dhe ishte akoma popullor në Gjermani, Rusi dhe SH.B.A. Historia e tij e këngës është mjaft e veçantë pasi ai e ka nisur fillimisht si elektriçist në Pragë dhe më pas në kafenenë e qytetit u zbulua si këngëtar.

Gjatë epokës komuniste, ai interpretoi brenda dhe jashtë vendit, përfshirë në Perëndim, gjë që ishte e rrallë për muzikantët çekë. Edhe pas pushtimit Sovjetik në Pragë ai vazhdoi të mbetej popullor edhe pse shumë këngë të tijat u ndaluan për arsye politike.

Në vitin 1968 ai përfaqësoi Austrinë në Eurovizion, duke realizuar këngën ‘Mijëra Dritare’.

Presidenti çek Milos Zeman tha se vdekja e këngëtarit ishte “një lajm jashtëzakonisht i trishtuar për të gjithë vendin”. Flamujt u valëvitën në gjysmën shtizë të Mërkurën dhe qeveria tha që ai do të ketë një funeral shtetëror.

Fjalët Kyce

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *