Aktorja koreano-jugore Song Yoo-jung është ndarë nga jeta jetën në moshën 26 vjeçare.
“Aktorja Song Yoo-jung na la”- shrkoi Sublime Artist Agency, në një postim në Instagram. “Ajo na jepte gjithmonë lumturi me buzëqeshjen e ndritshme dhe ishte një aktore e mrekullueshme që aktronte me një pasion më të madh se kushdo tjetër.”
Song u nda nga jeta më 23 janar dhe ceremonia e varrimit të saj ishte private. Ndërsa në deklaratë nuk u përcaktua shkaku i vdekjes.
Ajo u bë e njohur pasi debutoi për herë të parë në vitin 2013 si modele për kompaninë e kozmetikës Estée Lauder.
Në të njëjtin vit aktori në dramën “Golden Rainboë”, dhe kishte rol dytësore në dy shfaqje të tjera në 2014 dhe 2017.
Roli i saj i fundit ishte në vitin 2019, kur ajo luajti personazhin kryesor në dramën “Dear My Name”.
Koreja është përballur me një seri vdekjesh të të rinjve të famshëm. Ylli i K-pop, Jonghyun, emri i vërtetë i të cilit është Kim Jong-hyun, vrau veten në moshën 27 vjeçare, në dhjetor 2017.
Në vitin 2019, këngëtarja Sulli u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në moshën 25 vjeçare.
Gjashtë javë më vonë një tjetër ylli i K-pop Goo Hara, ish-anëtare grupit të vajzave, Kara, u gjet e vdekur në 28 vjeçare.