Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

E TMERRSHME/ Gjyshja godet për vdekje në kokë mbesën 2-vjeçare dhe e mban trupin e vogël të pajetë në një kuti ftohëse

Një gjyshe dyshohet se goditi mbesën e saj dy-vjeçare për vdekje dhe e fshehu trupin e saj në një kuti ftohëse. LaTonya Austin, 43 vjeçe, akuzohet se i ka shkaktuar vajzës lëndime pas vdekjes duke e mbushur trupin e saj në kuti ftohëse pas rrahjes. Trupi i fëmijës u gjet në çanta plehrash.

Austin sulmoi me egërsi Zaila Lee, e cila vdiq nga trauma e fortë në kokën e saj, tha prokurori i qarkut Hamilton Joe Deters. Gruaja nga Cincinnati, më pas vendosi trupin e Zaila-s në një kuti freskuese, e cila bëri që ajo të pësonte një krah të thyer dhe prerje të thella në lëkurë, tha Deters.

“Është e pamundur të kuptosh shthurjen e një individi në gjendje që, jo vetëm të godasë një dy-vjeçare aq fort për të shkaktuar vdekjen e saj, por të përpiqet më pas ta fshehë atë krim duke futur trupin e pajetë të fëmijës në një kuti ftohëse. Si baba dhe gjysh, më vjen neveri”, tha Deters në një deklaratë.

Zyra mjekoligjore e Qarkut Hamilton vendosi që vdekja e Zailës ishte një vrasje e shkaktuar nga forca e madhe e goditjes.
Austin u akuzua për vrasje të rëndë, vrasje dhe sulm të rëndë. Ajo, më parë ishte akuzuar për abuzim të rëndë të një kufome si dhe manipulim të provave. Austin mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për të gjitha akuzat kundër saj.

Gjithsesi, garancia për lirim me kusht e gjyshes u rrit në 500,000 dollarë.

‘Unë jam duke thënë një lutje për vëllezërit e motrat e kësaj viktime dhe anëtarët e Departamentit të Policisë në Cincinnati, të cilëve iu desh të përpunonin dhe hetonin këtë skenë të tmerrshme’, tha Deters.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.