Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar bëhet me dije se i është përgjigjur kërkëses për shtim të stafit mjekësor dhe ka ndërrmarë sot një veprim që i ka habitur të gjithë.
Varadkar ka studiuar për mjekësi dhe ka punuar për shtatë vjet para se të linte profesionin për politikë. Ai u hoq nga regjistri mjekësor në 2013.
Duke qenë se profesioni i tij është mjek ai shprehet se do veshë sërish bluzën e bardhë për të qenë në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19.
Mediat vendase bëjnë me dije se ai do punojë një turn në javë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Ai ka bërë regjistirmin në regjistrat e mjekësisë në vend dhe shumë shpejt do të nis punën.
Në Irlandë kriza e pandemisë po përhapet me shpëjtësi dhe kryeministri mjek do të punojë në Shërbimin Ekzekutiv të Shëndetit në një fushë të përshtatshme për kualifikimin që ka.