AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“E takoi Luljeta Bozon për ta dhënë në ERTV”, Gazmend Oketa: Opozita bëri mirë që refuzoi ftesën, do bënte të njëjtën gjë

Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për sitatën në të cilën ndodhet vendi pas tërmetitt ë 26 Nëntorit, deklaratat dhe qëndrimet politike, menaxhimin e situatës emergjente, por edhe për problemet që ka treguar fatkeqësia natyrore sa sa e përgatirut ishte qeveria dhe strukturat e tjera shtetërore.

Për Oketën opozita gjatë dy javëve të fundit ka treguar mature duke mos e përdorur ngjarjes politikisht, nga ana tjetër është treguar tepër kritik për sjelljen e kryeministrit Rama për të cilin thotë se duket sikur po qeveris përmes rrjeteve sociale.

Emërimin e Arben ahmetajt në postin e ri të ministrit të Shtetit për rindërtimin, Oketa e shikon si diçka paradoksale, ndërsa shtoi se Rama do të ketë dikë të besueshëm pas donacioneve që pritet të mblidhen.

“Të them drejtën duke ardhur këtu u njoha me këtë zhvillim të ri me emërimin e Ahmnetajt. Gjëja e parë që të bën përshtypje është krijimi i një ministrie të tillë, kë duket paradoksal, pasi shteti shqiptar ka një ministri dhe një sektor që merren me këtë sektor, pra të ndërtimit, infrastrukturën apo ujësjellësat. Krijimi i një ministrie të tillë ministrie tregojnë se jo vetëm kriza vazhdon të menaxhohet në një mënyrë kaotike. Gjëja e parë që të shkon ndërmend është se ato fonde që priten nga konferenca ndërkombëtare, do të menaxhohen nga dikush i besuar nga Rama”, tha Oketa.

“Tërmeti tregoi solidaritetin që treguan shqiptarët, opozita tregoi maturi dhe nuk e përdori fatkeqësinë politikisht. Strehimi i qytetarëve ka ndodhur kryesisht nga vullnetarët të cilët janë ende të paqartë çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Tërmeti ishte i përmasave të mëdha, shkaktoi dëme të mëdha. Edhe të kishte ndodhur në vende të tjera do të kishte të njëjtat pasoja, nuk është çudi që të vijnë nga vende të tjerra ndihma dhe grupe kërkim-shpëtimi. Ajo që u dallua fare qartë ishte mungesa e organizimit dhe pajisjeve. Kam qenë vetë prezent kur trupat tona kërkonin matrapik, lopatë dhe pajisje nga më të thjeshtat. Të dalësh dhe të bësh reklama kur në fakt protagonistët kanë qenë të tjerët është e papranueshme.

Këto janë moment që të pranohet realiteti “kjo situatë na gjeti të papërgatitur, fondet që duheshin dërguar për ndihma i kemi dërguar për makina luksoze e shpenzime luksi”. Nëse qëllimi do të kishte qenë kaqërcimi me sukses i kësaj emergjence, gjykoj se do të ishin sjellë krejt ndryshe. Prezenca e tepruar në ekrane dhe komunikimi jo etik në rrjete sociale, duket sikur po qeverisemi përmes facebookut, edhe kur njerëzit ishin në çadra dhe në panikun e dramave pas tërmetit. Komiteti i Emergjencës gjente kohë dhe thoshte se do të ndërtojmë një aplikacion. Qëndrimi i opozitës prej dy javësh ishte korrekt, dhe kontribut me aq mundësi sa ka duke shkuar në terren, transmetuar problematikat.

Kriza e shkaktuar për shkak të tërmetit vjen pas një krize të gjatë politike, të mazhorancës aktuale me të gjitha institucionet shtetrore, opozitën, drejtësinë e re dhe uzurpimin e saj, presidentin. Kur opozita nuk ka asgjë në dorë ftesa nuk është e sinqertë, por një ftesë për tu ulur në tavolinë dhe për të thënë ja po punojmë me opozitën. Opozita bëri propozimet e saj dhe përgjigja e parë ishte ironike. Nëse Rama do të ishte serioz për tu ulur me opozitën për ti dhënë zgjedhje probblemeve të qytetarëve, gjëja e parë do të ishtë të merrte në vlerësim propozimet. Mund të ishte kritik ndaj tyre apo argumentonte pse nuk i pranonte, por jo të ironizonte opozitën. Gati gati duket sikur ka hyrë në fushatë elektorale.

Pati një takim me profesoreshën e nderuar Luljeta Bozon, por nëse keni ndjekur prononcimet e saj ka thënë jo ndërtime të larta e pa kriter. Por nuk dëgjuam nga Rama të thoshte po, do të ndalojmë ndërtimin e kullave apo shembur ato pa leje. U ul me profesoreshën, bëri atë lajmin në ERTV dhe nuk mori asgjë në konsideratë nga qëndrimet e saj, të njëjtën gjë do të bënte edhe me opozitën po të ulej. Tashmë kjo dihet se është një strategji e tij. Ka rrugë krejt tjera për tu ulur me një forcë politike, ka grupe negocitorësh, kërkon persona me funksion politik. Pasi arrihet një dakortësim, takimet e drejtuesve janë për ta bërë publike dhe për të shtrënguar duart”, tha Oketa.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *