Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi u sulmua me vezë paraditen e sotme, në hyrje të godinës së qeverisë.
Hoti është shprehur se porositësit e këtij veprimi duan që ta mbajnë Kosovën të izoluar nga miqtë ndërkomvërtarë.
Sipas tij, Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.
“Sinjalet e qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar. Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale. Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se në ditët e fundit ndaj qeverisë së Kurtit janë shtuar presionet për heqjen e taksës, ndërkohë që numri 1 i qeverisë kosovare është shprehur se ajo do të pasohet me marrëdhënie reciprociteti.
“Taksën s’bon me e hek”, goditet me vezë zv.kryeministri i Kosovës (Video kur tenton shmangien)