Fax News ka arritur të sigurojë dëshminë e një prej fqinjëve të Lefter Zhidru , i cili u ekzekutua nga RENEA pas një shkëmbimi me armë zjarri.
Banorët tregojnë se ai ishte klient në Fast Food e tyre dhe se dy vitet e fundit shfaqet shenja të problemeve të shëndetit mendor.
Sipas fqinjëve vetëm para ngjarjes ka shkuar policia, dhe pas debateve më të shoqen ai është futur në banesë dhe ka marrë armën të qëllojë nga ballokoni dhe ka thirrur “më sillni gocën”.
“Vajzës vinte i blinte hamburger, ishte klient në fast foodin tonë. 2 vitet e fundit ishte i tensionuar dhe shfaqte shenja të problemeve të shëndetit mendor. Sot para ngjarjes 30 minuta erdhi policia foli me të shoqen, e ka thirrur e shoqja. Policia vajti te shtëpia, ky ndërkohë pas debateve me të shoqen u fut në banesë mori armën dhe dhe qëlloi nga ballkoni. Ai nisi të qëllojë policinë, “më sillni gocën” iu thoshte. 2 plumba përfunduan në karrigen e fast foodit. Qëlloi nga ballkoni. E shoqja e martuar më parë dhe kishte një djalë të madh që jeton me të atin e tij. “Më kanë martuar prindërit në moshë të madhe me Lefterin, me të cilin lindi një vajzë, në klasë të 8 te shkolla “Qamil Guranjaku”.- thanë fqinjët.
E njohur e familjes për thotë për Fax News: Ishte grua e urtë dhe shumë e sjellshme, vuante nga bashkëjetesa me Lefterin. Edhe ky vite më parë ishte i qetë. (LEXO KËTU LAJMIN E PLOTË)