Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet dhe është aksidentuar rëndë një 62 vjeçare.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën Besim Alla. Një Mercedenz benz (taksi) ka përplasur për vdekjeV.K, 62 Vjeç, e cila ka ndërruar jetë pas goditjes së marrë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit R.H.
Më herët Jeta Osh Qejf raportoi se qytetarja ka qenë duke kaluar semaforin me të kuq dhe taksia ka ardhur me shpejtësi të madhe, pa patur mundësi të ndalojë dhe e ka marrë para.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje raportohet se ambulanca është vonuar më shumë se 15 minuta, ndërkohe qytetarja është dërguar në gjendje të rëndë.
“Ka prerë rrugën me semafor të kuq ,personi i aksidentuar. Ngjarja te rruga e re pa vajtur në Kombinat. Taksia me shpejtësi në momentin që semafori është bërë jeshil. Policia nuk kishte ç’të bënte dhe pse erdhi direkt, por e shikonin si po jepte shpirt. Ajo po dridhej. Jam munduar të kap videon fshehtas, kurse ambulance ka vonuar deri në 15 minuta”, shkruan qytetari. (J.V/Shuplaka)