Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

E rrëzuan me grusht shteti, liderja e Mianmarit përballet me akuzat e rënda. Ja sa vite burg rrezikon

Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë ngarkuar lideren e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi me akuza për korrupsion, njëherësh më të rëndat deri më tani për të. Suu Kyi është akuzuar se ka pranuar para të gatshme dhe ari përmes ryshfetit dhe përballet me 15 vjet burgim nëse shpallet fajtore.

Ajo përballet edhe me gjashtë akuza tjera të lidhura për importim të paligjshëm të radio-lidhjeve dhe për nxitje të trazirave publike. Suu Kyi është arrestuar më 1 shkurt, kur ushtria ka marrë pushtetin përmes një puçi. Prej atëherë, ajo është mbajtur në arrest shtëpiak dhe nuk është parë apo dëgjuar për të. Në një komunikatë për media të lëshuar nga ushtria të enjten, është thënë se Suu Kyi ka pranuar 600,000 dollarë ryshfet dhe shtatë copa ari.

Aty po ashtu është supozuar se Qeveria e mëparshme civile, e udhëhequr nga Liga Kombëtare për Demokraci e Suu Kyi-së, ka humbur një sasi të madhe të parave në marrëveshje për toka. Ushtria ka fituar pushtetin duke thënë se zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar – të fituara nga Suu Kyi – janë manipuluar.

Mirëpo vëzhgues të pavarur zgjedhor kanë thënë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të drejta, dhe akuzat ndaj saj janë konsideruar të motivuara politikisht.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.