Avokati Ilia Ilia, ka folur në një lidhje telefonike për Fax News, ku ka denoncuar drejtpërdrejt prokurorin Arjan Ndoja, se shoferi i tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj avokatit. Ilia tregon se ditën e sotme është qëlluar, teksa hynte në derën e Gjykatës së Durrësit. “Më rrahu shoferi i prokurorit Arian Ndoja .Më provokoi i dhashë një përgjigje”, tha ai.
Ilia tregon se gjatë një seance që ka pasur ditën e djeshme, ka lindur një konflikt me prokurorin Ndoja, dhe mesa duket ai ka urdhëruar dy personat, që të ushtronin dhunë mbi avokatin.
Dy personat që e kanë goditur janë shoqëruar për në komisariat, dhe priten të zbardhen dhe detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Përsa i përket pyetjes nëse kanë pasur konflikte të tjera mes tyre, avokati Ilia dhe prokurorit Ndoja, është përgjigjur se ka vite që nuk flet me të, pasi është një person negativ.
Përsa i përket gjendjes shëndetësore, avokati Ilia u përgjigjë:” I plagosur por i fortë. Ndoja është organizator dhe bashkëpuntor për ketë vepër që bën ndaj meje”, është shprehur ai.
Ilia Ilia është një nga avokatët më të njohur në qytetin e Durrësit, ndërsa ka mbrojtur edhe Lul Berishën.
(E.V/Faxweb.al)