Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri masiv që ka përfshirë një shtëpi pleqsh në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.
Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet e urgjencës shtetërore të Ukrainës.
Sipas informacioneve nga mediat lokale, zjarri filloi fillimisht në një dhomë të katit të dytë të objektit, dhe më pas u përhapë në të gjithë ndërtesën
28 zjarrfikës dhe shtatë automjete po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët.
At least 15 people were killed and five injured in a fire in a nursing home in the town of #Kharkiv in eastern #Ukraine#Украины#Харькове pic.twitter.com/IJgwzn6J2u
— Global News (@GlbBreakNews) January 21, 2021