Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

E rëndë/ Vdesin duke numëruar votat më shumë se 270 komisionerë

Kanë rezultuar tragjike zgjedhjet në Indonezi, ku 270 komisionerë kanë humbur jetën për shkak të lodhjes gjatë numërimit të votave, ndërsa 1 878 persona të tjerë, pjesë e stafeve elektorale janë sëmurë.

BBC raporton se rreth shtatë milionë njerëz po ndihmonin të numërojnë dhe të monitorojnë votimin e 17 prillit.

Stafi punonte gjatë natës në ajër të nxehtë, çka ka bërë që shumë prej tyre të kenë pasoja fatale.

Zgjedhjet kombëtare dhe rajonale u zhvilluan për herë të parë bashkë me ato presidenciale në vendin me 260 milionë banorë, për të kursyer para.

Rreth 80% e 193 milion votuesve me të drejtë vote votuan në më shumë se 800,000 vendvotime.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close