Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në “Ne Joni” të Greqisë ku një 38 vjeçare ka qenë e burgosur për 24 orë brenda një banese ku ka përjetuar momente makthi.
Në pranga ka rënë një 58 vjeçar i cili po përballet me akuza të rënda pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 38 vjeçaren.
Kanë qenë fqinjët ata që dëgjuan të bërtiturat dhe njoftuan policinë për rastin e rëndë.