Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Vlorë, kur dyshohet se një qytetar është plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake nga uniformat blu, i lënduar ka mbetur personi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.
Ky i fundit është paraqitur në spitalin e Vlorës i plagosur me armë zjarri, dyshon policia, në rrethana ende të paqarta rreth orës 23:30.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.