Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

E rëndë, plumb shqiptarit në një lokal nate në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në komunën Pioltello në provincën e Milanos.

Mediat italiane bëjnë me dije se një shqiptar ka mbetur i plagosur në gjoks gjatë një shkëmbimi me armë zjarri rreth orës 20.00 në një lokal nate të kësaj qyteze.

Ai është duke u kuruar në spitalin San Raffaele të Milanos dhe është në rrezik për jetën.

Mediat fqinje raportojnë se në të njëjtin shkëmbim zjarri ka mbetur i plagosur dhe një person i dytë i cili është prezantuar spontanisht në spital për t’u kuruar. Ai ka marrë plagë me armë zjarri dhe pse nuk ka plumb në trup.

Autoritetet italiane po hetojnë mbi gjithçka ka ndodhur dhe nuk ka bërë publik identitetin e personit të plagosur rëndë.

Në zonën ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie të cilat ,mund të zbardhnin me saktësi se çfarë ka ndodhur.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *