Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Një 75-vjeçare ka rënë nga ballkoni i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Njoftimi:
Më datë 23.03.2021, rreth orës 19:35, tek ish Stacioni i Treni, ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte shtetesja N. B., 75 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.