Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme. Pesë persona të armatosur kanë grabitur një banesë në fshatin Dom të bashkisë Klos. Grabitësit kanë marrë rreth 8 mijë euro dhe një milionë lekë shqiptare si dhe sende të tjera me vlerë.
Sipas deklaratave të banorëve të zonës, në banesë kanë qenë vetëm dy persona, e ëma me të birin të cilët janë torturuar nga grabitësit.
“Ne u traumatizuam si lagje, se nuk na ka ndodhur asnjëherë. Ai që i bën këto duhet pushkatuar. Dy persona kanë qenë në familje, e ëma me fëmijën e vogël. Mesa morëm vesh, i kanë goditur, i kanë torturuar në mes të natës”– u shpreh një prej banorëve të zonës.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me hetimin e ngjarjes.