Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

E rëndë në Iran, diplomatja bie nga ndërtesa shumëkatëshe

Ministria e Jashtme e Zvicrës tha se një punonjëse në ambasadën e saj në Iran ka vdekur në një aksident.

Sipas agjencive iraniane të lajmeve, ajo ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe, pranë Teheranit.

Ministria e Jashtme zvicerane tha se ajo dhe ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis, janë të tronditur nga vdekja tragjike dhe se i shprehin ngushëllimet më të thella familjes.

Cassis tha se autoritetet zvicerane janë në kontakt me familjen e gruas. Ministria nuk e identifikoi viktimën dhe nuk dha detaje mbi aksidentin. Policia iraniane tha se ka hapur hetime të rastit.

Agjencia iraniane e lajmeve Mehr citoi zëdhënësin e shërbimit të emergjencave, Mojtaba Khaledi, të ketë thënë se viktima ka qenë sekretare e parë në Ambasadën e Zvicrës dhe se është gjetur e vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe në Kamranieh, aty ku edhe ka jetuar.

Kamranieh ndodhet në skajin verior të kryeqytetit Teheran. Khaledi tha se trupi i diplomates u gjet nga një kopshtar.

“Shkaku i rënies së saj nuk është përcaktuar ende”, tha Khaledi.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.