Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

E rëndë në Durrës, burri godet me dërrasë gruan dhe e hedh nga ballkoni, më pas tenton vetëvrasjen

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Një person ka tentuar të vrasë gruan e tij gjatë një konflikti mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre në Lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Burri me inicialet A.H, rreth 40-vjeç ka qëlluar gruan e tij me dërrasë në kokë dhe më pas e ka hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Më pas ai ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke u varur në litar, por është shpëtuar në kohë nga një prej fqinjëve që ka ndërhyrë duke prerë litarin.

E gjithë ngjarja tronditëse ka ndodhur të sytë e dy vajzave të çiftit.

Mësohet se gruaja është transportuar drejt spitalit të Durrësit në gjendje kritike për jetën, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lokale.

Pak ditë më parë, Durrësi u trondit nga një tjetër krim brenda familjes, ku burri vrau në publik bashkëshorten e tij.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *