Te Gjitha

E rëndë/ E zhdukur prej 10 ditësh, gjendet 18-vjeçarja, u përdhunua nga xhaxhai i saj 56-vjeçar

Policia e Kosovës ka arritur të gjejë 18-vjeçarën e cila ishte raportuar e zhdukur që prej 10 ditësh. Vajza ka deklaruar në polici se kishte kryer marrëdhënie seksuale me xhaxhain e saj 56-vjeçar.

“Policia e Kosovës dje e ka gjetur në Gjakovë një 18 vjeçare të komunitetit ashkali 10 ditë pasi ishte zhdukur. Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020”, tha Lirije Podrimaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Gjakovë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit po mbahet në ndalim policor.

“Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor. Po ashtu viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekësor me urdhëresë të prokurorit të çështjes”, ka konfirmuar Podrimaj.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *