Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku një 19-vjeçar ka helmuar banë dhe nënën e tij. Alessandro Asoli, dyshohet se iu hodhi prindërve të tij një substancë helmuese, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të atit, dhe duke bërë që nëna e tij të përfundonte në gjendje të rëndë në spital.
Ka qenë vetë i riu ai që njoftoi ambulancën rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe menjëherë në banesën e familjes mbërritën edhe karabinierët.
Familja jetonte në via della Costituzione 19, në zonën e banimit të fshatit Casaleçhio, në një apartament në katin e tretë të një ndërtese me pamje nga një mjedis i gjelbër. Ngjarja është e rrethuar me mister, dhe arsyet se pse djali helmoi prindërit e tij mbeten ende të paqarta.
Nëna e të riut u gjet në gjendje të rënduar, dhe u dërgua menjëherë në spital, edhe pse gjendja është mjaft e rëndë, ndërkohë që babai i Asolit ndërroi jetë në banesë.
Djali dyshohet se ka përdorur një substancë që karabinierët po e analizojnë për të vrarë prindërit e tij.
Ndërkohë, karabinierët Borgo Panigale, të koordinuar nga prokurori i detyrës, menjëherë filluan punën për të rindërtuar faktet. Në kuzhinë ata gjetën një gotë me një substancë që do të analizohet nga mjekësia ligjore.
Djali u mor në pyetje për një kohë të gjatë nga hetuesit për të kuptuar metodat dhe shkaqet e gjestit të tmerrshëm. Në lagjen ku familja jetonte u panë fqinjët e frikësuar për të mësuar atë që kishte ndodhur, ndërkohë që mjeku ligjor mbërriti për të ekzaminuar trupin e babait të djalit.
I riu, në fund të marrjes në pyetje, u ndalua nga karabinierët dhe prokurori, dhe sipas të gjitha gjasave, ndaj tij do të zyrtarizohet akuza e vrasjes.
(E.K/Faxweb.al)