Një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë. Informacioni paraprak i policisë ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën e “Rinasit”.
Burimet zyrtare kanë njoftuar edhe se automjeti me drejtues shtetasin me iniciale P. Gj., ka përplasur shtetasin me iniciale M. D., rreth 70 vjeç. Ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga përplasja me mjetin.
Ndërkohë, forcat e rendit shkuan në vendngjarje dhe pjesëtarët e Grupit Hetimor po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2021, rreth orës 23:00, në rrugën e “Rinasit”, mjeti me drejtues shtetasin P. Gj., ka përplasur shtetasin M. D., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, informoi Policia e Shtetit.