Akademiku Artan Fuga, përmes një shkrimi në facebook komentoi vizitën e paradites së sotme të kryeministrit Edi Rama në Roskovec, ku ky i fundit u shoqërua nga kryebashkiakja Majlinda Bufi. Fuga e cilësoi takimin si një skandal propagandistik, pasi përfshirja e kryebashkiakes në rolin e guidës turistike për fushatë është në thyerje të ligjit zgjedhor dhe ndarjes që qëndron midis pushtetit lokal dhe atij qëndror.
Postimi i Fugës nuk i ka pëlqyer kryebashkiakes e cila i kujton takimin në një trajnim, ku akademiku Fuga e kishte vlerësuar esenë e saj dhe kishte folur me superlativa për të.
Kjo ka bërë që Fuga t’i dedikojë një shkrim të dytë Majlina Bufit, ku me ironi shprehet se kryebashkiakja është si ato dhjetanoset që kur marrin 10 i mburren shoqeve dhe kur marrin 4 shajnë profesorin.
Shkrimi i dytë i Artan Fugës: Majlinda Bufi
Prof si je ?
Unë jam ajo kryetarja e bashkisë rurale … Kur isha në një trajnim nga ju dhe të tjerë , edhe me Çilin bashkë në Durrës , e mban mend :
Ku ishe Henri ???
Të bëri shumë përshtypje eseja që kisha shkruar …
Më the të tjera fjalë atë ditë . Dhe unë shihja në ty deri tani , një prof të ndarë nga politika . Po si duket qënkam gabuar …
Vërtet Budapesti është shumë larg nga Roskoveci , por edhe Franca qënka shumë larg nga ju , edhe pse shkon shpesh atje …
Artan Fuga
Ate dite ne trajnim do kesh merituar dhjete se nota kot nuk ve une, por meqë më drejtohesh “profesor” sot ke nje dysh të madh sepse nuk e ke mesuar neper trajnime si eshte roli i pushtetarit lokal ne raport me fushatat elektorale, mediat dhe opinionin. Dole ne imazhe te levizshme ne publik prit pa bere ze edhe kritika jo vetem lavderime. Ndryshe je si ato dhjetanjoset që kur marrin dhjete u lavderohen shoqeve, kur marrin notë te keqe, si sot, shajnë profesorët me nënë e me babë. Dhe per fyerjet personale qe me drejtove sot, ndërkohë unë nuk te fyeva kurrë, te kam ulur edhe dy nota ne sjellje. Kurre nuk do te vija te banoja ne Roskovecin e bukur, siç planifikoja, sa kohë të jesh ti kryetare atje, duhet te jetë e frikshme, ose deri sa të bësh autokritikë të shëndoshë.
Reagimi i parë: Roskoveci si Budapesti !
Mor por shoh këtë kryebashkiaken e kësaj qendre të vogël urbano – rurale të Roskovecit. Shumë e shkathët, e gojës, dhe e pasionuar pas punës duket.
Por, më duket se ka ngatërruar rolin, detyrën, funksionin, ajo është përfaqësuese e komunitetit vendor, ndonëse është zgjedhur pa kandidatura të vërteta rivale në zgjedhje moniste. Por, po e le këtë. Nuk është guidë turistike e kryeministrit në fushatë elektorale një kryebashkiake.
Ajo është përfaqësuese e të majtëve, të djathtëve, nacionalistëve, liberalëve, intelektualëve, fermerëve, konservatorëve, enveristëve të Roskovecit, pa dallim bindjesh dhe qendrimesh politike.
Taksat e tyre janë, pse bën fushatë elektorale kjo zonja?
Godina e re e bashkisë m’u duk e bukur, por krejt jashtë përmasave të një bashkie të një qendre të vogël urbano-demografike si qendër zone rurale. Sa janë harxhuar nga buxheti i taksave të popullisisë lokale aty! Pse krenohet se bashkia e një zone rurale të jetë më e bëshme se ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë?
Cfarë janë këto ide grandomanie ?
Aq më shumë i paraqet në kuadrin e një fushate elektorale partie, kryetarit të asaj partie, duke harruar se ato janë taksa lokale që kanë bërë atë qendër dhe atë ndërtesë. Pa lidhje fare me fushatën e forcave politike në plan kombëtar!
Cfarë bëhet kështu që në kundërshtim me ligjin bëhet fushatë elektorale me fondet publike?
Ore kemi Komision Zgjedhor Qendror ne apo jo?
Ore kemi ndarje midis pushtetit ekzekutiv qendror, kryeministrit, dhe pushtetit lokal, apo
jemi si në kohën kur shoku Mehmet shkonte në Roskovec?
Kemi ndarje mes politikës dhe fushatës elektorale kombëtare dhe administratës komunale ne apo jo?
Këto janë skandale propagandistike mo! Zonjat kryebashkiake bëjnë rolin e guidës turistike dhe tregojnë se ku do të vendosin llampadarët nëpër mure! E kam parë në Budapest – thotë! Ku Budapesti ku Roskoveci! Po dale moj zonjë, më pak yrysh, se jemi bërë grandomanë!