Polici Abrip Asep i cili u shpall i vdekur nga cunami që goditi Indonezinë në 2004, është gjetur i gjallë në spitalin psikiatrik.
Asep punonte në juglindje të Azisë kur ndodhi katastrofa që i mori jetën 230 mijë njerëzve. Familjarët të cilët kishin menduar se Abrip kishte vdekur nga cunami e shpallën të vdekur.
Pas 17 vitesh ata zbuluan se Abrip ishte gjallë dhe ndodhej në një spital psikiatrik për shkak të traumave që kishte përjetuar.
“Nuk kam mundur të besoj, për 17 vite nuk kemi pasur kurrfarë lajmi, kemi menduar që ka vdekur”, ka thënë një familjar i policit.
Policia lokale ka konfirmuar që Asep është gjetur në spitalin psikiatrik.
“Edhe pse ka probleme për shkak të sëmundjes mendore, familja është e lumtur që e kanë gjetur”, ka shtuar familjari i policit.
(R.G/Faxweb.al)