Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

E pyet nëse ishte ideatori i 21 Janarit, Ngjela i ”rrëshket” përgjegjësisë, përdor fjalë fyese ndaj gazetares

Një debat i fortë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes avokatit Spartak Ngjela dhe gazetares Klodiana Lala, pasi kjo e fundit insistoi që të merrte një përgjigje nëse Ngjela kishte qenë ideatori i “21 janarit”, duke qenë se asokohe ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Edi Ramës në opozitë.

Ishte filimisht gazetari Xhevair Zhabina që i tha Ngjelës se ai ka qenë organizator i “21 Janarit”, që ka nxitur më pas Klodiana Lalën për të marrë një përgjigje konfirmuese nga avokati, i cili në fakt ia ktheu me fyerje, duke e quajtur atë klloune.

Pjesë nga debati:

Xhevair Zhabina: Ju keni qenë organizatori i “21 Janarit”, keni dhënë idenë …

Ngjela: Çfarë organizatori?

Lala: Do të jeni i hetuar, nëse hapet dosja.

Ngjela: Vrasja është krimi zonjë.

Lala: Po edhe organizatorët.

Ngjela: Organizatorë quhen të paligjshmet.

Lala: Duhet të japin llogari të gjithë. Ju e pranuat publikisht që keni qenë ideator.

Ngjela: Pse, je gazetare, apo klloune?

Lala: Tërhiqe.

Ngjela: Jo, nuk e tërheq, por më dëgjo me vëmendje.

Lala: Më fyet.

Ngjela: Kllouni nuk është fyerje, por status

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *