03:04 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E PLOTË/ Vendi i mbërthyer nga skandalet në prag festash, ‘babaRama’ na sjell si dhuratë një ‘referendum made in Albania’

15:40 | 24/12/2021
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
E PLOTË/ Vendi i mbërthyer nga skandalet në prag festash, ‘babaRama’ na sjell si dhuratë një ‘referendum made in Albania’

Në një moment kur skandali sa vjen e thellohet me publikimin e të dhënave personale dhe askush nuk po mban asnjë përgjegjësi, kryeministri Edi Rama sjell nismën e re të qeverisë së tij që ai e quan “Këshillimi Kombëtar i Shqipërisë” ku qytetarët shqiptarë do të japin mendimin e tyre për çështje strategjike të vendit (sipas mënyrës: vetë organizoj, vetë lexoj).

Duke mos komentuar mbi skandalin e pagave, apo daljen e të dhënave sensitive të qindra mijëra shqiptarëve Rama tha se qeveria është angazhuar në shpërndarjen e një formulari në formë fizike dhe online tek qytetarët të cilët do të pyeten mbi një sërë çështjesh (një tip referendum por që nuk ngjan aspak si i tillë).

Organizimi i referendumeve në Shqipëri duhet të organizohet sipas ligjit të mbështetur në Kushtetutë, por që në Shqipëri kjo është praktikë e pazbatueshme prej më shumë se 21 viteve për arsyen e thjeshtë se nuk ka një ligj për referendumet.

Por Rama ka mënyrën e vet të të bërit të referendumeve popullore: duke çuar formularët për plotësim me postë ose online, dhe më pas duke lexuar vetë qëndrimet e qytetarëve. Sigurisht pa kokëçarjet e organizimeve, menaxhimit etj.

Në konferencën e sotme për shtyp ai deklaroi se shqiptarët do të pyeten mbi çështjen e Ballkanit të Hapur dhe nëse a duhet ndarë vendi ynë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në BE.

Në lidhje me iniciativën e parë duket se kryeministri është pak vonë pas disa samiteve Shqipëri-Serbi-MV dhe disa marrveshjeve të nënshkruara. Pa harruar dhe lobimin që ka nisur në kancelaritë kundër iniciativës në BE. Por në lidhje me këtë ai u shpreh: ‘Nuk është asnjëherë vonë’ pa sqaruar se a do të terhiqej nëse vota popullore do të ishte kundër (me shumë gjasa kjo nuk do të ndodhë).

Rruga duket e shtruar nëse risjellim në vemendje një sondazh të publikuar pak kohë më parë, ku thuajse dy në tre shqiptarë kanë përgjithësisht mendim pozitiv për nismën e Ballkanit të Hapur pasi sipas tyre përshpejton integrimin europian të rajonit, ndërsa pjesa tjetër është kundër pasi mendon se është nismë që lidhet me Soros. (Lexo këtu)

Në nismën e tij ‘tip’ referendum Rama u tregua i prerë për PPP-të duke thënë se koncesionet janë instrumente që përdoren në një vend kapitalist dhe se nuk ka pse i pyet shqiptarët pasi PPP-të janë në të mirë të tyre.

Ai u ndal dhe në fusha të tjera që nisma do të prekë, që lidhen me legalizimin sa më të shpejtë të kanabisit pasi sipas kryeministrit fuqizon bizneset.

Sa i takon dhunës ekstreme ndaj fëmijëve, raste rekord vetëm në muajt e fundit, Rama deklaroi se autorët e këtyre krimeve do të dënohen me formën më të ashpër duke aluduar dhe për një opinion të marrë në lidhje me rikthimin e dënimit me vdekje.

“Më tutje kemi situatën ku u gjendëm së fundmi, krimet e dhunës në familje dhe kundër fëmijëve. Duke pasur parasysh se opinioni kërkon ashpërsim ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të krimeve kundër personit por në të njëjtën kohë kjo përbën edhe një sfidë në raport me standarde të caktuara apo me të gjithë procesin tonë që është i lidhur me botën ku jetojmë ne duam nga qytetarët opinionin e tyre”, tha Rama.

Pandemia, punonjësit, pensionistët dhe bizneset ishin tema të tjera të cilat u përmendën si fokus i nismës së “Këshillimit Kombëtar të Shqipërisë.”

Duke mos dhënë asnjë përgjigjie për skandalin e publikimit të të dhënave, Rama tha se qeveria e tij ka mundësuar dhënien e shërbimeve falas dhe se falë punës së tyre sot Dibra ka një rrugë dhe njihet nga gjithë pjesa tjetër e vendit.

Kujtojmë se dje ai deklaroi se çështja e publikimit të pagave do të hetohet thellësisht nga prokuroria dhe se nuk do ketë asnjë dorëheqje nga radhët e qeverisë, cilido te ketë qenë burimi i daljes së të dhënave pasi ‘gjëra të tilla kanë ndodhur dhe në SHBA dhe akush nuk ka dhënë dorëheqje’. Menjëherë pas fjalës së tij u publikuan dhe numrat e celularëve të qytetarëve dhe Prokuroria nisi grupin hetimor në AKSHI, ISSH dhe Drejtorinë e Tatimeve për kontroll të të dhënave kompjuterike.

Sot, skandali është fryrë akoma më shume pasi janë publikuar dhe targat e rreth 530 mijë automjeteve dhe ende nuk ka një përgjegjës të vënë para drejtësisë.

Në prag të vitit të ri, vendi ynë ndodhet përballë një krizë ekonomike me rritje rekord të çmimeve, rrjedhjes së të dhënave personale e cila po thellohet akoma më shumë, këto e të tjera që na duhet ti gëlltisim pasi më në fund Edi Rama po na merr mend duke na bërë dhuratën më të çmuar, një referendum personal ‘made in Albania’. Pra votoni, votoni, votoni… në fund të fundit ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Ne votojmë, ata lexojnë!

(E.D/faxweb.al)

Pas

Epike në Kosovë/ Në vend të flamujve para ndërtesës së qeverisë, valëviten batanije

Para

B4Students përuron “Këndin Social” në Fakultetin e Shkencave Sociale

Para
B4Students përuron “Këndin Social” në Fakultetin e Shkencave Sociale

B4Students përuron “Këndin Social” në Fakultetin e Shkencave Sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.