14:24 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E PLOTË/ Reshjet e shiut sjellin probleme në të gjithë vendin, në Shkodër kërkohet ndërhyrja e ushtrisë, Vjosa del nga shtrati (Video)

09:53 | 08/01/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E PLOTË/ Reshjet e shiut sjellin probleme në të gjithë vendin, në Shkodër kërkohet ndërhyrja e ushtrisë, Vjosa del nga shtrati (Video)

Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme në shumë qytete të vendit, ku shumë lumenj kanë dalë nga shtretërit, dhe dhjetra banesa gjenden nën ujë.

Gazetarja e Fax news në Vlorë Afrovita Hysaj raportoi sot se si pasojë e reshjeve niveli i Vjosës ka shkuar në kuotat mbi 6.3 metër mbi nivelin e detit duke përmbytur në këtë mënyrë një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit.

Sipas informacioneve nga banorë të zonës por edhe shtabit të Prefekturës nëse reshjet do të pushojnë prurjet e Vjosës nuk do të jenë një problem për zonën.

Por nëse reshjet vijojnë me intesitet në zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës atëherë do të kemi një rrezik për përmbytje. Si pasojë e reshjeve të rëna në ditët e fundit, dhe vetë lagjet në brendësi të qytetit të Vlorës patën dje përmbytje ku niveli i ujit arrinte deri në gjysëm metri në disa zona.

Ndërkohë që situata paraqitet e rënduar dhe në qarkun e Shkodrës, ku gazetarja Vilma Voci raporton se ka pasur rritje të nivelit të ujit, për shkak të shkarkimeve nga lumenjtë Drini e Buna.

Hidrometri në Lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm. Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësise së ujit 60 cm. Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur  489 ha tokë. Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit per banorët e Obotit.

Sa i takon Durrësit, gazetarja Kloida Gjuzi raporton se rrjeti i kanalizimeve ka mundur që të përballojë sasinë e madhe të reshjeve, dhe në disa pika kyçe të qytetit nuk ka pasur përmbytj. Megjithatë problematike mbetet zona e shëtitores së re “Taulantia” dhe rrugës përballë saj, rruga e Currilave, që ashtu sikundër FaxNeës raportoi mbrëmjen e djeshme, niveli i ujit është rritur ndjeshem. E përmbytur është gjithashtu edhe një pjesë e njërit aks të rrugës kryesore të lagjes nr.14 pranë Gjykatës së Apelit. Deri me tani situata është nën kontroll.

Gazetarja e Fax News në Elbasan Entela Duka raporton se reshjet e shiut në këtë qytet kanë vazhduar me intensitet të ulët e mesatar. Ka vazhduar rënia e gurëve dhe inerteve në aksin Gramsh-Moglicë të cilat janë eleminuar nga firma kontraktuese, dhe ka pasur rënie të vazhdueshme të dherave në Pishkash, të aksit Elbasan-Qafë dhe firma kontraktuese ka qenë prezente dhe ka punuar gjatë orëve të nates dhe është në gadishmëri aktualisht.

Qarkullimi ne 2 akset nuk është ndërprerë. Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur ndërprerje. Niveli i lumenjve në Shkumbin e Devoll vazhdon të jetë i konsiderueshëm por larg pikes së rrezikut. Niveli i përroit të Zaranikes në bashkinë Elbasan ka pësuar rënie. Edhe përrenjte e tjerë dhe kanalet kulluese nuk paraqesin rrezik për permbytje. Strukturat e emergjencave civile në bashkitë e qarkut janë në gadishmëri.

Sa i takon zonës së Krujës, gazetari i Fax Neës Ahmet Zani raporton se rreth 100 hektarë tokë janë pëmbytur në fshatrat Murqin  e Bilaj të njësisë administrative të Bubqit. Një rrugë e këtij fshati është e  bllokuar nga uji. Ndërkohë që rreth 15 shtëpi janë në rrezik për t’u mbytur për shkak se po u afrohet uji. Në fshatin Derven të njësisë administrative Thumanë janë nën ujë rreth 50 hektarë tokë.

Ndërkohë që në Lezhë intensiteti i lartë i reshjeve gjatë natës ka sjellë probleme në bllokun e banimit ’11 janari’ të lagjes ‘Besëlidhja’. Vërshimi i ujit thuajse ka përmbytur totalisht këtë zonë duke bllokuar hyrjet e pallateve e sjell probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në Kallmet të Lezhës, ku kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore. Niveli i Drinit është në kuotat maksimale, ku mund të dali deri në shëtitoren buzë tij. Në disa prej këtyre zonave ka edhe banesa të përmbytura. Po ashtu në këtë qark nisur problemet me energjinë elektrike, ku Njësitë Administrative Blinisht dhe Dajç tani jan pa energji elektrike. Po ashtu fusha e Zadrimës tani pjesa më e madhe e sajë është nën pushtetin e ujit.

Sa i takon qarkut të Gjirokastrës, gazetarja e Fax neës Ervina Shehaj raporton se ka dalë nga shtrati përroi i Aznakut, ndërkohë që prurje të mëdha ka pasur dhe nga lumi Drino, dhe vështirësohet qarkullimi në zonën e Lunxhërëisë. Sa i takon qarkullimit në akset rrugore, ato mbeten të hapura sipas njoftimit që dha mëngjesin e sotëm ARRSH.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren, rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeherë për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim.

Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht. Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

E réndé / Mjeku vdés nga çrregullimi mìsterioz i gjákut disa ditë pasi bëri váksinën e Pfizer, gruaja bën dénoncimin trònditës: Jam 100% e bindur se…

Para

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021, ja ku renditet Shqipëria

Para
Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021, ja ku renditet Shqipëria

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021, ja ku renditet Shqipëria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Kodi nuk ka qëllim tjetër vetëm të shumëfishojë me mijëra raste veprën penale, për të dënuar me burg qytetarin

“Prishën rendin dhe sigurinë publike”/ Irani arreston tre persona të lidhur me MEK-un

Draft kundër cenimit të demokracisë, Zhllima: Burgim i përjetshëm për ligjet antikushtetuese

Tiranë/Vodhi një automjet në mesnatë për shitje pjesësh këmbimi, arrestohet 38-vjeçari me precedent penal

Vatër zjarri në Peqin, era e fortë dhe temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen

Shpërthen bombola e gatimit në Kolonjë, dëmtohet 67-vjeçari

“Ministri i Jashtëm avokat i farsës elektorale”/ Berisha pas reagimit të Igli Hasanit: Letër misioneve mund t’iu dërgonte opozita, jo MPJ

Koçiu: 643 teknikë të shkencave mjekësor dhe 167 mjekë u punësuan në janar-qershor

Reagimi i Hasanit/ Berisha: Ministri i Jashtëm, ushtar dhe avokat i farsës elektorale të 11 majit. Letër misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë MPJ!

Dyshime se ishte i porositur/ Autori i shpërthimit me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, pas ngjarjes është larguar jashtë vendit!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.