Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

E PLOTË/ Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, deklaratat e figurave kryesore, vendimet që u morën për caktimin e zgjedhjeve

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të diel në orën 17:00 në selinë e partisë për të diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit dhe mbi përgjegjësinë e humbjes së tyre.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli në një deklaratë për mediat pak para nisjes së mbledhjes i qëndroi deklaratave të mëparshme ku kërkonte largimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa shprehu sërish hapur kandidaturën për kryetar.

Ndërkohë 30 minuta nga fillimi i mbledhjes së kryesisë, burimet për “FaxWeb”, bënë me dije se kryedemokrati Basha kishte deklaruar se ishte i hapur për të dëgjuar idetë e të gjithëve mbi mënyrën se si do të çojnë përpara betejën me “regjimin Rama-Doshi”.

Basha theksoi se gishti nuk duhet ta drejtojnë në atë sallë, por duhet ta drejtojnë nga kundërshtari që kanë përballë.

Më tej, Basha u shpreh se kjo fushatë kishte provuar se mund t’i bënin ballë propagandës, ndërsa tha se shqiptarët e donin ndryshimin dhe e votuan dhe për këtë arsye të gjithë anëtarët e kryesisë duhet t’i bashkohen për betejën e ndryshimit.

“Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër, ata e duan atë sot më shumë se kurrë Kjo fushate e provoi se ne edhe propogandes se tyre mund ti bejme balle, ne mundemi ta shkaterrojmë atë: me zemer, me shprese! Dhe këtë ne e bëmë, shqiptaret dolen me gezim ne zemer dhe votuan ndryshimin në 25 prill! Ndaj te bashkuar ju ftoj ti prijme me gjithe forcen tone betejes per ndryshim per gjithe demokratet dhe gjithe shqiptaret”, u shpreh Basha.

Ndërkohë anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli i cili ka shprehur hapur dëshirën për të kandiduar për kryetar të partisë, mësohet të ketë thënë se përgjegjës për zgjedhjet e 25 Prillit është kryetari aktual Lulzim Basha.

Kadilli madje është shprehur kundrejt kryetarit Basha se ai nuk është i pazëvendësueshëm dhe se nëse ai është bartës i një projekti të ri, atëherë ai është kujtesa e projektit të shteruar.

“Nuk je i pazevendesushem, PD ka njerez shume te mire qe mund te te zevendesojne. Kerkoj dorheqjen e Kryetarit te PD humbja e 25 prillit e patolerueshme.”, tha Kadilli ndër të tjera.

Ndërsa mbledhja e kryesisë ishte drejt përfundimit, Sekretari i Përgjithshëm i kryesisë, Gazmend Bardhi propozoi që më 13 Qershor të mbaheshin zgjedhjet brenda partisë për kryetar. Mësohet se Bardhi tha se secili anëtarë i kryesisë që ka shpallur ambicie të garojë në këto zgjedhje për kryetar të PD-së.

“16-22 paraqitja e kerkeses per kandidim nga ata qe permbishin kritëret.

24 Maj – 11 qershor fushate ne te gjithe strukturat.

13 qershor – zgjedhjet sipas parimit nje anetar, nje vote.”, propozoi Bardhi.

Pas propozimit të Gazment Bardhit, kryesia shprehu vullnetin e saj pro datës së zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.

Ndërkohë emrat e propozuar për të qënë pjesë e anëtarëve si dhe ai i kreut të Komisionit Zgjedhor janë:Jemin Gjana si kryetar i komisionit; ndërsa anëtarët e komisionit: Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani.

Ndërkohë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është duke zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura ku do të diskutohet mbi zgjedhjen e një kryetari të ri të Partisë Demokratike dhe problematika brenda partisë.

(R.G/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.