E ka pësuar keq një zyrtarë i lartë i Policisë në Maqedoninë e Veriut pasi është kapur me një sasi të madhe droge. Mediat vendase bëjnë me dije se zyrtari u kap nga autoritetet maqedonase në bashkëpunim me ato amerikane.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili thotë se gjatë arrestimit zyrtarit i janë sekuestruar drogë me vlerë 800 mijë euro.
“Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkroi Spasovski në Facebook.
(R.G/Faxweb.al)