Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“E përafërt me grantet e donatorëve”, PD: Paratë që mungojnë në buxhet, janë KÇK-ja më e rrezikshme

Eksperti i çështjeve ekonomike, njëkohësisht shefi i kabinetit të kreut të PD-së, Dorian Teliti shkruan se qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht me ekonominë.

Sipas Telitit, për vitin 2019 në arkën e shtetit mungojnë 260 milionë dollarë duke theksuar se 190 milionë prej tyre mungojnë në dogana dhe tatime.

“260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit nga vjedhja e qeverisë së Edi Ramës në çdo qelizë së saj, janë një shumë e përafërt me grantet e ofruara në Konferencën e Donatorëve”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë i Dorian Telitit:

Edi Rama ka dështuar plotësisht me ekonominë. Në fund të qeverisjes së tij kundër interesit publik, ai e ka thelluar gropën e vjedhjes, plaçkitjes dhe skamjes për qytetarët. As të dhënat zyrtare të sapopublikuara nuk e fshehin dot këtë.

Për vitin 2019 mungojnë 260 milionë dollarë në arkën e shtetit. 190 milionë prej tyre mungojnë në dogana dhe tatime, treguesi më i qartë se korrupsioni dhe evazioni fiskal janë në nivele skandaloze.

260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit nga vjedhja e qeverisë së Edi Ramës në çdo qelizë së saj, janë një shumë e përafërt me grantet e ofruara në Konferencën e Donatorëve.

Korrupsioni dhe paaftësia janë arsyeja pse këto 260 milionë dollarë nuk mblidhen dot dhe në vend që të shkojnë për rritje pagash, për rritje pensionesh, për shërbim më të mirë shëndetësor dhe shkolla më të mira, gllabërohen nga pushtetarë grabitqarë.

Këta që na vjedhin me një dorë 260 milionë dollarë janë banda më e rrezikshme e KÇK-së.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *