AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

E pazakontë! Policia rrethon Ambasadën italiane në Tiranë dhe i bie pa pushim sirenave! (Video)

Një situatë e pazakontë është krijuar sot para Ambasadës italiane në Tiranë. Policë me sirena ndezur kanë rrethuar selinë diplomatike duke ngjallur habinë e madhe të kalimtarëve.

Por shpejt mësohet se Policia e Shtetit kishte vendosur të solidarizohej me Policinë italiane, në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë.

Ndaj paraditen e sotme, Policia zgjodhi këtë formë për t’u shprehur, përpara Ambasadës Italiane në Tiranë.

Punonjësit e Policisë mbajtën drejtqëndrim për një minutë, ndërkohë që i mbanin ndezur sirenat e automjeteve të tyre.

Ambasadori italian Alberto Cutillo ka reaguar dhe ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *