AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

E pazakontë në Vlorë, 3 makina gjenden në det (dyshimet e para)

Një ngjarje e pazakontë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës ku tre makina janë gjetur të zhytuara në det.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares pranë plazhit publik ndërsa paraprakisht dyshohet se kanë tentuar të tërheqin një skaf por që kanë ngecur.

Makinat janë të tipit fuoristradë ndërsa njëra prej tyre ishte e pajisur me karrel.

Burime bëjnë me dije se skafi rezulton me dokumentacion të rregullt dhe i rregjistruar. Pretendohet të që disa persona të kenë dalë për të shëtitur megjithatë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë ekzistojnë dyshime nëse ka patur ndonjë tentativë të mundhsme për trafikim lëndësh narkotike.

Për ngjarjen që ka tërhequr jo pak vëmendjen e medias dhe të opinionit public, ende nuk ka asnjë detaj nga Policia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *